Deputeti i PD-së, Edi Paloka u pyet sot nga gazetarët nëse pas përfundimit të Kuvendit Kombëtar demokratët do të marshojnë drejt selisë së PD-së për të marrë selinë.
Por në një pronocnim të shkurtër, ai tha se ata nuk do të marrin asgjë me dhunë.
“Nëse në selinë e PD kanë frikë nga demokratët, ky është fundi pastaj, ne nuk marrim asgjë me dhunë, nuk ka nevojë. Kuvendi i mori vendimet e tij, të gjithë kanë detyrimin t’i zbatojnë. Kuvendin do ta njohin patjetër.”- tha Paloka.
Kjo pyetje iu bë Palokës në një kohë kur është vënë një prani e madhe e Forcave Speciale dhe e makinave të blinduara të Policisë pranë selisë blu dhe Kuvendit.