Vendosni fjalën kyçe....

Vijon futja e delegatëve dhe qytetarëve në stadium, deputetë e ish-zyrtarë zënë vend në tribunë


Një pjesë e madhe e delegatëve të Kuvendit të njoftuar nga Berisha janë futur brenda mjediseve rë stadiumit Air Albania, ku nga çasti në çast pritet të nisë zyrtarisht veprimtaria.

Deri tani numri i tyre ka shkuar në 4848 delegatë ndërsa shumë persona janë ende në dyert e stadiumit e po përpiqen të hyjnë brenda. Në stadium janë edhe një numër i madh anëtarësh e simpatizantësh të PD-së.

Verifikimi i delegatëve bëhet elektronikisht nëpërmjet një pajisjeje skanuese dhe kartave të cilat janë të paraqitura me një ‘bar code’ dhe numri i tyre shfaqet në ekranin e madh që ndodhet brenda stadiumit. Deri tani aty kanë mbërritur një numër i madh ish-zyrtarësh të PD-së e deputetësh.

Mes tyre deputetët Vokshi, Shehaj, Shehu, Bylykbashi, Noka, Pollo, Këlliçi, Paloka apo edhe ish-zyrtarë si Nishani, Strazimiri, Harxhi, Balliu, Kadilli e të tjerë.