Ka përfunduar votimi i fshehtë në stadiumin “Air Albania” për shkarkimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Kryetari i Komisionit që po drejton Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha, Belind Këlliçi, bëri me dije pas verifikimti të kryer se janë 4934 delegatë të pranishëm në stadiumin Air Albania.
Votimi u zhvillua i fshehtë, ndërsa pyetja e fletës së votimit ishte: “A jeni dakord me shkarkimin e kryetarit të PD Lulzim Basha?”
Ai njoftoi se pas përfundimit të votimit, ka nisur në këto momente edhe numërimi i votave.
Kjo është hera e parë që është mbledhur Kuvendi Kombëtar i thirrur me kërkesë të delegatëve.