Vendosni fjalën kyçe....

Zgjidhet komisioni, Këlliçi: Krerët e 72 degëve do bëjnë verifikimin e delegatëve në transparencë të plotë, PD e rithemeluar e vetmja shpresë


Kreu i Komisionit të Kuvendit, deputeti Belind Këlliçi, tha se prania e tij është një mesazh për çdo të ri që nga sot e sheh PD-në si të vetmen shpresë kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ai sqaroi procedurat statutore që do nisin e që kanë të bëjnë me verifikimin e delegatëve që janë të pranishëm në ‘Air Albania’.

Deputeti lexoi emrat e 72 krerëve të degëve të PD-së në mbarë vendin të cilët do bëjnë verifikimin e firmave të delegatëve e pranisë së tyre.

Ndërkohë komisioni përbëhet nga Ervin Minarolli, Sekretar Organizativ i PD-së, Ivi Kaso Sekretar Zgjedhor i PD-së, Albana Voksi, kryetarja e LDG-së e depuotete, Edmond Spaho, ish-nënkryetar, Belind Kellicci kreu i FRPD-së, drejtues i Komisionit.

“Prania ime këtu, në këtë podium të nderuar është mesazh për çdo të ri e të re, të shohin PD-në si të vetmen shpresë. Nga sot PD-ja do i hapë të gjitha dyert për të rinjtë. Në këtë moment do verifikojmë numrin e kërkesave që janë bërë për thirrjen e Kuvendit. 72 përfaqësues të të gjitha degëve të PD-së në vend për të verifikuar emrat sipas degëve. Ata do bëjnë edhe verifikimin e pjesëmarrësve për të parë nëse është kuorumi i duhur duke bërë kështu transparencë të plotë.” – tha Këlliçi.