Vendosni fjalën kyçe....

Disa banesa të përmbytura në Vlorë, Dritan Leli: Kemi evakuuar 11 familje


Moti i keq i 24 orëve të fundit ka krijuar mjaft probleme në qarkun e Vlorës me daljen e lumit Vjosa nga shtrati, ku janë përmbytur disa banesa.

Rreth 11 shtëpi janë përmbytur në Novoselë dhe fshatin Fitore të Vlorës, pas dëmtimit të argjinaturës.

Në një prononcim për “Fax News” kryebashkiaku Dritan Leli tha janë evakuuar 11 familje deri më tani. Sipas tij po punohet me materiale inerte për të mos lejuar përmbytje masive dhe

“Kemi 24 orë këtu që dje paradite.

Bashkia e Vlorës po sjell materiale inerte për të marë masa në pjesët më delikate. Eskavatori po punon. Momentalisht situata është më e rëndë në pjesën e shtratit të lumit.

Janë evakuuar disa familje ndërsa të tjera nuk kanë pranuar të largohen nga banesat. Të gjitha strukturat përkatëse janë në terren.”- tha Leli.