Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në Jug, Rama: Po punohet me të gjitha kapacitetet



Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga përmbytjet dhe reshjet e dëborës në vend.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shprehet se po punohet me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje në zonat e prekura.

“Në terren me të gjitha kapacitetet dhe pa ndërprerje, në zonën e prekur nga dalja e Vjosës prej shtratit të saj, si pasojë e reshjeve intensive.”- shkruan Rama ndërsa publikon raportimin që bëri më herët nga terreni Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako.