Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Kjo që ndodhi sot qe një spektakël i shëmtuar i të kaluarës, Berisha po rikthen skenat e ’97-ës


Pas përfundimit të mbledhjes së tij për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD, Lulzim Basha ka dalë në një Konferencë për Mediet ku ka folur për zhvillimet e sotme në Partinë Demokratike.

Basha e quajti mbledhjen e sotme dhe akuzat e bëra si një spektakël të shëmtuar të së kaluarës, ndërsa shtoi se Berisha po mundohej të kthente skenat e 97-ës.

“Jemi ndodhur në një situatë jashtëzakonisht të vështirë, përballë njerëzve me precedent kriminalë që solli me vete Sali Berisha, në përpjekjen e tij qesharake për të rikthyer skenat e 97-ës. Këtu, në Shtëpinë e Lirisë në PD dhe me zellin e pangopur të një ish-kryeministri, me gjuhën e mashtrimit dhe gënjeshtrave se mund të marrë peng demokratët dhe PD-në.

Apo t’i kthejë ata në një batalion non grata të vetes dhe familjes së tij non grata të SHBA-ve.

Një spektakël i shëmtuar i të kaluarës, i asaj të kaluare që PD dhe demokratët kanë vendosur ta lënë mbrapa.

Shkaku i kësaj sjellje dihet fare mirë. Ju e dini që dje është mbledhur Këshilli Kombëtar I PD-së, e keni mbuluar dhe keni raportuar se si veprojnë institcionet e demokratëve, cili është standardi ynë i transparencës dhe i veprimit, se si kemi bërë të gjithqa përpjekjet dhe ia kemi dalë të shkëputemi nga gënjeshtat mashtrimet apo rrahjet në sallat e Këshillave Kombëtarë, që ka qenë pjesa më e zezë e tradistës së Sali Berishës si kryetar, pa rrahur, pa i nxjerrë dhëmbët.

Jo e kundërta ka ndodhur dje. E pra e sotmja shtë një shenjë e qartë e plotë e ndarjes me Sali Berishën.”– deklaroi Basha.