Vendosni fjalën kyçe....

Basha mbledh deputetët, zbardhet porosia


Kreu i PD-së, Basha, ka mbledhur grupin parlamentar duke u dhënë disa porosi. Ai u ka kërkuar deputetëve që të dalin në terren e të punojnë për organizimin e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit përveç përgatitjes për seancën plenare të javës.

“Ndërthurni me aktivitetin përgatitor në strukturat e Partisë në lidhje me përgatitjet për Kuvendin Kombëtar të thirrur nga Kryesia e Partisë Demokratike këtë të shtunë, në datë 18 dhjetor”, mësohet t’u ketë thënë Basha deputetëve.

Ditën e djeshme Këshilli Kombëtar i PD-së, miratoi rezolutën e propozuar nga kreu Basha si dhe votoi për shkarkimin e anëtarëve të kryesisë që iu bashkjuan Berishës.

Basha tha dje se nuk bëhej fjalë për përjashtim po vetëm shkarkim nga funksionet që kanë mbajtur deri dje. Po kështu kryedemokrati e kryesia kanë theksuar de Kuvendi i vetëm i ligjshëm është ai i 18 dhjetorit duke hedhur poshtë atë të 11 dhjetorit trë thirrur nga Berisha si antistatutor e të jashtëligjshëm.