Vendosni fjalën kyçe....

Basha mesazh dhe thirrje direkte për Berishën: Hiq dorë, je bërë qesharak


Kryedemokrati Lulzim Basha ka dalë në një Konferencë për Mediet i ka dërguar një mesazh direkt ish-kryeministrit Sali Berisha.

“Sali Berishës i them, me gjithë shfokusimin e energjive të demokratëve me tragji-komedinë tënde, me gjithë kthyerjen në një tub respirator për Edi Ramën, nuk ia ke dalë përveçse të bëheshe qesharak në një moment kur të takonte të hiqeshe mënjanë për të mbajtur respektin minimal të demokratëve që kanë sakrifikuar gjithçka dhe mbi sakrificën e të cilëve ke shkelur dhe vazhdon të shkelësh pa turp.”– tha Basha.

Ai shtoi se Berisha është tmerruar nga Këshilli Kombëtar i mbajtur ditën e djeshme.

“Nuk na ndalon dot, nuk na përçan dot. Do të ecim sëbashku të gjithë, të ka tmerruar Këshilli Kombëtar i djeshëm.

Ke kuptuar se koha jote është ndaluar. E ke ndalur vetë. Kam bërë dhe kemi bërë çdo përpjekje për të të shpëtuar fytyrën. Kemi thyer dhe kemi shkelur mbi standardet tona, tani hiq dorë. Kjo është thirrja ime ndaj teje Sali Berisha. Hiq dorë nga të qenurit një tub oksigjeni për Edi Ramën. Ndale këtu, që janë turp i PD-së. Çliroji ata demokratë që i ke manipuluar, të vijnë në Kuvendin e demokratëve më 18 Dhejtor dhe të kryejnë detyrën për të larguar regjimin e Edi Ramës të të cilit i je bërë patericë.”- shtoi Basha.