Gjatë bashkëbisedimit të tij me gazetarët Lulzim Basha deklaroi se pas Sali Berishës do shpallen non grata edhe Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Basha theksoi se nuk ka konkurrencë mes tij dhe Berishës.
“Me Berishën po konkurrojnë me sukses dy brinjë të tjerë të Trekëndëshit të Bermudës për tu shpallur non-grata. Ky është edhe meraku i Ramës. Ai Sali Berishën e tundte. Po ashtu edhe Ilir Metën, sepse ato mbanin njëri-tjetrin. Konkurrencën e kanë me njëri-tjetrin. Ndoshta dikush duhet tjetër duhet të ishte shpallur i pari non-grata. Sa më shpejt t’i heqim qafe aq më mirë do të jetë. Nuk ka konkurrencë mes meje dhe Berishës. Por deri tani ‘non grata’ është Berisha , kjo nuk më jep kënaqësi, por ky është vetëm fillimi. Unë kur kam marrë përgjegjësinë e PD-së. Këtyre kur u leverdis thonë ky është diktator, kur nuk u leverdis thonë fle gjumë. Sa i përket diktatorit është qesharake. PD nën drejtimin kam jetësuar në statut zbatimin e konkurrencës së brendshme, të shpërndarjes së pushteteve”, tha ndër të tjera kryedemokrati Basha.