Ish-kreu i PD-së Sali Berisha ka shkuar në selinë blu pak momente më parë me mbështetësit e tij, anëtarë të Komisionit të Përkohshëm të ngritur në Kuvendin e 11 Dhjetorit.
Ndërsa futej brenda në sallën ku do zhvillonin mbledhjen, brenda nuk kishte asnjë karrige.
Ai u shpreh se Basha i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij.
“Çmenduria e peng Bashës, për karriget ka kufi vetëm qiellin, i ka marrë të gjitha karriget në zyrën e tij se nuk i mjafton karrigia e tij.”- tha Berisha.
Kjo është mbledhja e parë e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit të PD-së.