Sali Berisha në emisionin “Çim Peka Live” ka deklaruar se PD-ja deri më tani ka pasur vetëm një kryetar duke përmendur veten.
Berisha tha se ka qenë ai i vetmi kryetar moral pasi ka bërë avokatinë e demokratëve gjatë gjithë kohës ndërsa Lulzim Basha ndoqi pazaret dhe interesat e tij para partisë.
“Në rrafshin moral ka pasur vetëm një kryetar PD-ja dhe ai ka qenë Sali Berisha, sepse nga mëngjesi deri në darkë ka bërë avokatinë e demokratëve dhe gjithë shqiptarëve në një kohë kur Basha akuzonte zyrën e shtypit se nuk e lejonte ajo të shpreheshe. Ai kryetar nuk u bë kurrë sepse ai ndoqi pazaret sepse ai ndoqi interesat e tij përpara partisë”-deklaroi Berisha.