Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Kishim parashikuar protestë më datë 18 dhjetor, por do vijë së shpejti


Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se kishin parashikuar të mbanin një protestë masive më datë 18 dhjetor, por që është shtyrë në afat, për shkak të referendumit që do të ndërmerret nga Komisioni i Rithemelimit.

Megjithatë ai paralajmëron se kjo do të ndodhë shumë shpejt.

“Do rimblidhet shpesh, detyra kryesore është referendumi. Anëtarët e këtij komisioni do të jenë non-stop në terren. Sipas detyrave që u janë ngarkuar.

Protesta kombëtare, ajo ishte dhe është opsion të jemi transparent, një opsion ishte më datë 18. Po problemi është se referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë, shpëtojnë Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendumi i peng Bashës, sepse do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Por do të vijë shpejt ajo, revolucionin s’e ndalon kush.”- tha Berisha.