Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Yuri Kim: E respektoj si ambasadore por s’e pranoj si guvernatore, do i kthej ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA-të


Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur përsëri për ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të cilën është shprehur se nuk mundet dot të përcaktojë se kush mund të hyjë dhe kush jo në Parlamentin shqiptar.

Si tha para gazetarëve se e respekton zonjën Yuri Kim si ambasadore të SHBA-ve, por s’e pranon dhe nuk ka për ta pranuar kurrë si guvernatore. Në fund ai shtoi se do i rikthejë aty ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA-të.

“Sa i përket ambasadorit amerikan, absolutisht do jetë me i nderuari por s’do pranohet dhe s’ka për t’u pranuar kurrë guvernator.

Ky vend është bërë i pavarur me ndihmën e jashtëzakonshme të një presidenti amerikan, Kosova është bërë e pavarur me ndihmën e jashtëzakonshme të dy presidentëve amerikanë, por ata kurrë s’kanë menduar kurrë t’u diktojnë shqiptarëve se kush do i përfaqsojë ata në Parlament. Është shkelje flagrante e Kushtetuese e SHBA-ve. Nuk do pranohet kurrë. Thashë njëherë, do respektohet në shkallë maksimale si ambasadore, por s’do pranohet si guvernatore.

Po merret nga mëngjesi në darke me një sistem Drejtësie në gjendje katastrofale.

Merrni pak SPAK-un. Ka patur 1/6 e ndjekjeve penale për korrupsion qe ka patur Task Forca në vitin 2009. A mund të pranohet kjo, kur ditën e fundit të korrupsionit mbi tokë, merret për bazë njënga figurat.

Duke ruajtur një respekt të palëkundur, nuk mundet kurrsesi qeë të shpallet gjykatësi klasik për konflikt interesi si kampion antikorrupsioni. Është fyerje për ju, për të gjithë shqiptarët. Çfarë do thotë ajo, mjafton që unë e pëlqej atë dhe ju ta mbani me shëndet këtë se ju nuk paskeni as llogjikë. Sali Berisha do rikthejë edhe njëherë atje ku kanë qenë marrëdhëniet me SHBA-të.”– u shpreh Berisha.