Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi: Basha në qershor u zgjodh me manipulim votash


Deputeti Oerd Bylykbashi tha se Partia Demokratike është në krizë dhe se Basha dhe strukturat janë shkarkuar nga funksionet në Kuvendin e 11 dhjetorit.

Por Bylykbashi pas 6 muajsh zbuloi se zgjedhja e Bashës në PD në qershor ka ndodhur me manipulim në vota.

Ajo që kemi sot është një problem i madh. Lulzim Basha masakroi PD të paktën që nga viti 2017 deri këtu ku jemi. Gjuha që po përdor që po helmon partinë, është e pafalshme. Skenari është i thjeshtë. Basha është zgjedhur në krye të PD në qershor, ka ndodhur manipulim në vota.

Kuvendi i korrikut që ka bërë ndryshime në statut, i cili ka shkuar sot në gjykatë që të regjistrohet, është turp. Kuvendi është mbledhur janë verifikuar firmat të gjitha, është verifikuar kuorumi në mënyrë reale. Është normale që nuk e njeh Basha. I intereson që PD ta ketë një dyqan të vogël me qepen dhe me logon e PD”-deklaroi Bylykbashi në Opinion.