Vendosni fjalën kyçe....

Dy mbledhje paralele në PD, njëra e drejtuar nga Basha e tjetra nga Berisha, garë brohorimash


Kjo e hënë i ka vënë në përballjen më të afërt Lulzim Bashën dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët paralelisht po zhvillojnë dy mbledhje në të njëjtën kohë brenda selisë.

Pak më herët ish-kryeministri ka në selinë blu i rrethuar nga mbështetësit e tij për të zhvilluar mbledhjen e parë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së, të ngritur në Kuvendin e 11 Dhjetorit.

Një dhomë më tutje, Basha në këto momente po mban mbledhjen për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.

Në një prononcim të shkurtër për mediet ndërsa futej në seli, Berisha u shpreh: “Basha është i shkarkuar nga Kuvendit, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha.

Komisioni ka aspektin e vet politik  dhe burokratik, do t’i kombinojnë të dyta, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhjes dhe deputeti Basha deri në 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarë.

Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit të PD, janë të gjithë të barabartë. Firma e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë.”

Në hollin që ndan dy sallat gjenden edhe mbështetësit respektivë që herë përplasen e herë përqafohen me njëri-tjetrin, ndërsa bërtasin dikush “Basha” e dikush “Berisha”.