Vendosni fjalën kyçe....

Turqia shqyrton ligjin kundër ‘lajmeve të rreme’, Erdogan: Mediat sociale kërcënim kryesor për demokracinë


Mediat sociale janë bërë ‘një nga burimet kryesore të kërcënimit për demokracinë e sotme’, ka deklaruar presidenti turk Erdogan, duke shtuar se platformat e bëjnë të vështirë ‘mbrojtjen’ e ‘të cenuarve’ pa imponuar censurë të panevojshme.

Ndërsa rrjetet e mediave sociale fillimisht u tregtuan si ‘një simbol i lirisë’, ato janë bërë një kërcënim për shoqërinë demokratike, deklaroi Rexhep Tajip Erdogan në një videomesazh në një konferencë komunikimi të shtunën, sipas Associated Press.

“Ne përpiqemi të mbrojmë njerëzit tanë, veçanërisht shtresat e prekshme të shoqërisë sonë, kundër gënjeshtrave dhe dezinformatave pa shkelur të drejtën e qytetarëve tanë për të marrë informacion të saktë dhe të paanshëm”, vazhdoi Erdogan. Që nga viti i kaluar, kompanitë e mediave sociale që kanë mbi një milion përdorues u kërkohet të ruajnë të dhëna dhe të mbajnë një përfaqësues ligjor në Turqi. Urdhri bindi Facebook, YouTube dhe Tëitter që të ngrinin zyra atje.

Turqia po shqyrton një ligj që do të nxjerrë jashtë ligjit përhapjen e ‘informacionit të rremë’ në internet, një term jashtëzakonisht i vështirë për t’u përcaktuar si për platformat e mediave sociale ashtu edhe për miliarda përdoruesit e tyre. Të tre platformat kryesore kanë shtrënguar ndjeshëm frenat e censurës që nga fillimi i epidemisë së Covid-19.

Nëse ligji kalon, do të krijonte një pozicion rregullatori të mediave sociale, i aftë për t’i konsideruar zyrtarisht postimet si dezinformata në emër të qeverisë. Ata që postojnë përmbajtjen e re fyese mund të përballen me deri në pesë vjet burg.