Ekipet që janë kualifikuar në fazën finale të Ligës së Kampionëve kanë mësuar sot kundërshtarët. Shorti i hedhur si zakonisht në Nion të Zvicrës ka vënë përballë disa çifte mjaft të interesante në turin e vlefshëm për 1/8-at e finales.
Derbi iberik sheh përballë Benfikën e Realin e Madridit, ndërsa sfida mjaft të forta premtojnë të jenë edhe Atletiko Madrid – Bajern Mynih e PSG – Mançester Junajtid.
Ndeshjet e vajtjes do luhen më 15-16 shkurt e 22-23 shkurt ndërsa të kthimit në 8-9 mars e 15-16 mars.
Ndeshjet
Sporting Lisbonë – Juventus
Benfika – Real Madrid
PSG – Mançester Junajtid
Vijarreal – Mançester Siti
Inter – Ajaks
Atletiko Madrid – Bajern Mynih
Salcburg – Liverpul