Vendosni fjalën kyçe....

Prishet ura në Vlorë e ndërtuar para 5 vitesh, para 3 vitesh u rikonstruktua, izolohen banorët


Një urë e ndërtuar para pesë vitesh në fshatin Kallarat të Vlorës është shembur pas shirave të dendur që kanë rënë dy ditët e fundit.

Ura që shërbente si mjet lidhjeje për banorët e zonës është rikonstruktuar para tre vitesh, ndërsa sot nuk është më funksionale pasi është rrëzuar.

Prishja e saj ka lënë të izoluar banorët e zonës e bagëtitë e tyre që rrezikohen nga përmbytjet.

Shirat e dy ditëve të fundit kanë shkaktuar përmbytje në qarkun e Vlorës e atë të Fierit. Në disa shkolla është bërë pezullimi i mësimit ndërsa sipërfaqe të mëdha toke janë nën ujë.

*Foto Credit: Arbi Agalliu