Vendosni fjalën kyçe....

Reagon grupi i Bashës: Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate


Vjen reagimi i parë nga grupi i kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me denoncimin e rëndë të bërë pak momente më parë nga ish-kryeministri Sali Berisha, për praninë e personave të armatosur të cilët kishin kërcënuar sipas tij të rinjtë e Forumit Rinor.

Është deputetja Flutura Açka, e cila ka publikuar një foto nga mbledhja që po mbahet sot me Bashën, ku shprehet se ata si armë kanë vetëm fjalët.

“Armët tona janë fjalët dhe zemrat demokrate. Me Inën, Flamurin dhe Orjolën.”- shkruan Açka krahas fotos.