Vendosni fjalën kyçe....

Syri TV publikon letrën: Prokuroria belge kërkoi informacion për çështjen Toyota Yaris nëse ishte hapur dosje ndaj Bashës


Në emisionin Çim Peka Live është publikuar një letër sipas të cilës pretendohet se është dërguar nga prokuroria belge në drejtim të drejtësisë shqiptare mbi informacionet e publikuara të Lulzim Bashës mbi çështjen Toyota Yaris, ku u gjetën 3.5 milion euro.

Sipas letrës pretendohet se drejtësia shqiptare duhet ti japë përgjigje nëse është hapur një dosje pas deklaratave të Lulzim Bashës dhe nëse po të më dërgojë një kopje.

Letra e përkthyer:

Kërkesë gjyqësore nga Belgjika për Lulzim Basha ndaj drejtësisë shqiptare

Kërkesë gjyqësore për çdo autoritet kompetent në Shqipëri për qëllimin e mëposhtëm:

1.Për të proceduar ose për të organizuar procedimin e dëgjesës në rrethana në cilësinë e dëshmitarit Lulzim Bashën, si është informuar ai për ardhjen e parave të cilat janë këto informacione të sakta nga kush hetim.
2. Të më informojë nëse është hapur një dosje pas deklaratave të Lulzim Bashës dhe nëse po të më dërgojë një kopje.
3. Të na dërgojnë në afatin më të shkurtër këtë kërkesë gjyqësore ndërkombëtare të shoqëruar me dokumente mbi ekzekutimin e saj.
4. Për të proceduar në çdo hap të nevojshëm në shfaqjen e të vërtetës.

Informacionet e kërkuara nuk janë me qëllim fiskal dhe ju lutem ti jepni kërkesës sonë rëndësinë e urgjencës së madhe.

Redaktuar dhe firmosur në Bruksel në kabinetin tonë

Emri i Prokurorit dhe data 30/ 04/ 2019/