Vendosni fjalën kyçe....

Tensione në hollin e PD-së mes mbështetësve të Bashës e Berishës


Tensione në hollin e PD-së ku po mbahen dy mbledhje paralele, njëra e drejtuar nga Lulzim Basha dhe tjetra nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Një grua ka ngritur zërin dhe akuzoi se i kanë bërë presion.

 “Unë nuk i kam asnjë faj askujt, më thanë do të tërheqim zvarrë, le të vinë këtu, nuk i kam frikë.”- tha gruaja. Në korridorin ku ndodhen mbështetës të Berishës që kanë ardhur me të dhe kanë mbushur hollin, teksa po zhvillohen dy mbledhje paralele.

Ka pasur disa përplasje verbale mes mbështetësve të Bashës e të Berishës. Kjo përplasje duket se është qetësuar. Dy palët brohorasin “Basha” e “Berisha”.