Vendosni fjalën kyçe....

Tërhiqen nga tregu shumë produkte antidjersë në Kanada, përmbajnë lëndë kancerogjene


Shumë produkte antidjerse janë tërhqequr në Kanada. Agjencia Health Canada bëri së fundmi tërheqjen e tetë artikujve deodorant dhe antidjersë të paketuara në kanaçe aerosol nga ‘Old Spice and Secret’ për shkak të një ‘rreziku kimik; nga benzeni, i cili është një kancerogjen për njerëzit.

Agjencia paralajmëron se ekspozimi ndaj kimikatit qoftë përmes thithjes, gojarisht ose përmes lëkurës mund të shkaktojë leuçemi, kancer të gjakut dhe çrregullime të gjakut, të cilat mund të jenë ‘kërcënuese për jetën’.

Ndërsa kjo tingëllon e frikshme, agjencia shton se ekspozimi i rregullt ndaj benzenit në sasitë e pranishme në këto produkte në përgjithësi nuk pritet të ndikojë aq keq në shëndetin tuaj.

Produktet e prekura janë ‘Old Spice Sweat Defense’, ‘Pure Sport Plus’, ‘Stronger Swagger’ dhe ‘Ultimate Captain’.