Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim për arrestimet e Kokës dhe Llallës nga SPAK-u: Mund të largohesh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka. Në një postim në “Twitter”, ajo kujton dhe arrestimin e ish-kryeprokurorit Lefter Llalla, ku thotë se veprimet e Prokurorisë së Posaçme tregojnë se askush nuk është mni ligjin.

Zonja Kim shprehet se këto janë rezultatet konkrete të Reformës në Drejtësi.

“Veprimet e SPAK-ut, sidomos këtë javë, tregojnë se askush nuk është mbi ligjin. Mund të largohesh, por nuk mund t’i fshihesh më ligjit. Reforma në drejtësi po jep rezultate konkrete.”- shkruan ambasadorja.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar paraditen e sotme nga policia pas urdhrit të SPAK rreth orës 11:30 në banesën e tij në Durrës. Arrestimi i tij ka të bëjë me çështjen e incineratorëve.

Koka u zgjodh deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e fundit si pjesë e listës së PS-së, por ai hoqi dorë nga mandati duke u larguar nga politika.

Kujtojmë se edhe ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u arrestua në Romë në datën 10 dhjetor pas disa muajsh në kërkim, por lajmi u bë i ditur vetëm ditën e djeshme.