Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, ka reaguar për arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Kokës.
“Shumë vonë, hipokrite dhe pa asnjë vlerë për të falenderuar Spakun.
Denoncimet dhe faktet atje kanë qenë prej shumë kohësh, por mosveprimi ka qenë i qëllimshëm dhe me regji. Banda e aferës së incineratorëve nuk duhej të prekej para zgjedhjeve sepse ajo do të blinte dhjetëra mijëra vota të LSI për llogari të Rilindjes në Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat etj .
Në krye të bandës është vetë Edi Rama dhe Kryetarët e Bashkive e Ministrat ende në detyrë. Banda e inceneratorëve e detyroi edhe Lulzim Bashën që të mos pranonte asnjë anëtar nga LSI në Komisionin Hetimor parlamentar. LSI do të zbardhë të plotë dhe deri në fund këtë aferë para popullit shqiptar. Shqiptarët nuk duan drejtësi me regji, por drejtësi të vërtetë dhe në kohën e duhur!!”- shkruan Vasili.
Ky reagim i Vasilit vjen pasi ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është arrestuar paraditen e sotme nga policia pas urdhrit të SPAK. Arrestimi i tij ka të bëjë me çështjen e incineratorëve.
Urdhri për arrestimin e Kokës është firmosur nga prokurori Klodian Braho e është firmosur nga gjykatësi Erion Bani. Ish-ministri akuzohet për “shpërdorim detyre, pastrim parash e korrupsion”.