Vendosni fjalën kyçe....

Artan Hoxha: Klodian Zoto ndodhet në Shqipëri, Stela Gugallja ka dalë jashtë por në TIMS rezulton në vend


Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar ku ndodhen në emisionin “Log”, se personat e tjerë të shpallur në kërkim për aferën e incineratorëve.

Hoxha tha se Klodian Zoto ndodhet në Shqipëri ndërsa Stela Gugallja ndodhet jashtë vendit edhe pse në sistemin TIMS rezulton brenda vendit.

Koka u kap sot në mëngjes në një lokal. Ndërkohë Klodian Zoto nuk rezulton të ketë dalë nga Shqipëria, pra ai është në Shqipëri. Edhe fakti që policia s’e ka gjetur dot, por nga kërkimet e tjera rezulton se ai është në Shqipëri. Vijmë te personi i tretë Stela Gugallja, e cila thuhet me sistemin TIMS se është brenda Shqipërisë, por nga informacionet që kam unë është jashtë.

Nëse u arrestua i pari Koka pse duhet të dilte kaq shpejt lajmi pa u arrestuar 2 të tjerët? Koka e plotësonte kushtin të ishte një peshk i rëndësishëm. Çfarë dua të them, a ka ndonjë rrjedhje informacioni që këta 2 të tjerët i morën masat dhe i 3 jo?”-tha Hoxha.