Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Ditët më të mira i kemi përpara, më 18 dhjetor demokratët do bashkohen e do zgjedhin sërish të ardhmen


Pas tensioneve të ditës së djeshme në selinë e PD-së, kreu i saj Basha e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale.

Ai shkruan se ditët më të mira janë përpara dhe se demokratët do bashkohen në Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit.

Basha thekson se 31 vite më parë PD-ja u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara e për të rrëzuar kultin e individit. Kryedemokrati vijon duke thënë se më 18 dhjetor demokratët do zgjedhin të ardhmen.

“Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më 18 Dhjetor për të zgjedhur sërish të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit.” – shkruan Basha.