Vendosni fjalën kyçe....

Basha për takimin me ambasadorët: Folëm për të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen


Kryetari i PD-së Lulzim Basha pasi foli për arrestimin nga SPAK të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Basha u pyet nga gazetarët edhe për takimin që pati më herët me ambasadorët.

Basha u përgjigj fare shkurt duke lënë të kuptohet se të gjitha zhvillimet e ditëve të fundit dhe ato që priten kanë qenë temë, pasi u shpreh se foli për të djeshmen, sotmen dhe për të ardhmen.

“Takim i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshmen, për sotmen dhe për të ardhmen. Faleminderit!” – deklaroi Basha, duke falënderuar më pas gazetarët dhe duke u rikthyer në selinë blu.

Kujtojmë se më herët paraditen e sotme, kryedemokrati Basha ka zhvilluar një takim 70 minutësh në selinë blu me ambasadoren amerikane Yuri Kim, atë të BE-së Luigi Soreca e disa ambasadorë të vendeve të tjera europiane.

Takimi ka ardhur me kërkesë të ambasadorëve një ditë pasi ish-kryeministri Berisha e mbështetësit e tij u futën në selinë e PD-së.

Në përfundim të takimit, as kreu i PD-së Basha e as ambasadorët nuk kanë dhënë deklaratë për shtyp. Por pak momente më parë, Basha doli në një deklaratë për mediet për të folur për arrestimin e ish-ministrit Lefter Koka, ku përpos kësaj çështjeje nuk iu shmang dot pyetjeve të gazetarëve as lidhur me këtë takim.