Publikohen pamjet e para pas arrestimit të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka i cili u arrestua sot me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.
Pak më herët, Koka ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku sikurse videt re në pamjet e mëposhtme, ai ka qenë pa pranga dhe i pashoqëruar përbri me efektivë policie.
Ish-ministri do të qëndrojë aty deri në konfirmimin e masës së sigurisë në GJKKO, që pritet të jepet pas 2 ditësh.
Koka ishte në shtëpinë e tij në Durrës paraditen e sotme, kur policia ushtroi një kontroll.
Ai është arrestuar pas urdhrit të SPAK-ut, mbi çështjen e incineratorëve. Urdhri për arrestimin e Kokës është firmosur nga prokurori Klodian Braho e është firmosur nga gjykatësi Erion Bani.