Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa ka risjellë vëmendje edhe njëherë denoncimin e bërë nga ai në SPAK për inceneratorin e Elbasanit pas arrestimeve ditën e sotme.
Hasa shprehet se nuk ka pasur asnjë dyshim që ky incenerator ishte ndërtuar mbi një aferë korruptive, pasi sipas tij kompania fituese u krijua vetëm 3 ditë para hapjes së procedurës.
Por Hasa shprehet se përpos Kokës, të tjerë zyrtare që duhet të hetohen nga SPAK-u janë kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj.
“Në 20 tetor 2020 dorëzova në SPAK kallëzimin për Edi Ramën, Arben Ahmetaj, Lefter Kokën dhe administratoren e kompanisë, Albetk Energy për inceneratorin e Elbasanit.
Nuk kemi pasur asnjë dyshim se inceneratori i Elbasanit ishte i ngritur mbi një mega aferrë korruptive, pasi kjo kompani u krijua 3 ditë para hapjes së procedurës dhe kishte një kapital prej 1 mijë eurosh.
Sot Lefter Koka është me pranga në duar, por SPAK duhet të shkojë përtej firmës së ish-ministrit Koka dhe të marrë të pandehur Edi Ramën, Arben Ahmetajn dhe Erion Veliajn.”– shkruan Hasa krahas videos.