Vendosni fjalën kyçe....

Ina Zhupa: Mirel Mërtiri mund të fshihet për pak, ashtu si fshihet Rama pas “kokës” së tij, por e kanë të kotë


Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka reaguar lidhur me lajmin e publikuar më herët nga Hashtag.al mbi shpalljen në kërkim të biznesmenit të inceneratorëve Mirel Mërtiri.

Zhupa i ka drejtuar një thirrje kryeministrit Edi Rama që të mos fshihet pas “kokave të prera” siç e quan ajo Mërtirin.

“Mirel Mërtiri bëri gjithcka që ti mbyllte gojën opozitës, duke na bërë padi civile e penale me të vetmin qëllim që ne të hiqnim dorë nga interesi publik.

Unë jam gati për gjyqin që kam me të, të premten, në orën 14:00, por mesa shoh ka shumë mundësi që në seancë mos jetë Mirel Mërtiri!!!

Mirel Mërtiri mund të fshihet për pak, ashtu si Rama fshihet pas kokës së tij dhe bashkëpunëtorëve të tjerë në krim, por e kanë të kotë!

Era e parave të qelbura që kanë lënë mbrapa, i ka tradhëtuar dhe nuk kanë shpëtim!”– shkruan Zhupa.