Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka ka denoncuar sot babain e deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako, për aferën e inceneratorëve.
Në një reagim pas aksionit të SPAK-ut që arrestoi sot ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka, Caka ka publikuar dy dokumente ku tregon se babai i deputetit socialist është paguar 10 milionë lekë në muaj nga inceneratorët.
“Po babai Alqit që është paguar nga Inceneratorët 10 mln lekë/muaj po fshihet?? Po Alqi po vrapon??? Apo është ulur këmbëkryq në Parlamentin Shqiptar??? Nëse doni prova, i keni mu në mes të Kuvendit!!!”– shkruan Caka.
GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “arrest në burg” për dy administratorët e kompanive të përfshira në inceneratorin e Elbasanit, Klodian Zoto dhe Stela Gugalli.