Presidenti Meta ka dhënë sot të tjera arsye për kthimin në Kuvend të ligjit për Buxhetin 2022.
Sipas kreut të shtetit, buxheti rrit fondin total për pagesat e PPP-ve nga rreth 637 miliardë lekë në rreth 831 miliardë lekë.
Ndërsa i njëjti nuk parashikon asnjë rritje për rreth 930 mijë qytetarë që jetojnë me të ardhura nën 5.5 dollarë në ditë.
“Buxheti 2022” ËSHTË ANTISOCIAL. RRITET fondi total i PPP-ve nga 636.8 miliard lekë, në 830.9 miliard lekë. ZERO rritje reale për 930,457 qytetarë, që jetojnë me të ardhura nën 5.5 USD.” – shkruan Meta.