Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Kostoja buxhetore për inceneratorët u rrit nga 2 miliardë në 2.3 miliardë lekë, ndërsa ndihma ekonomike u ul për 64 mijë e 710 familje


Presidenti Ilir Meta pasi dekretoi kthimin e ligjit për Buxhetin 2022 shpërndan në mënyrë konstante arsyet pse nuk firmosi paketën ligjore.

Sot në vazhdën edhe të arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka për aferën e incineratorëve Meta shkruan se kostoja buxhetore për inceneratorët u rrit nga miliardë lekë në 2.3 miliardë lekë ndërsa ndihma ekonomike u ul për 64 mijë e 710 familje.

““Buxheti 2022” është ANTISOCIAL.

-ULJE të fondit të ndihmës ekonomike për 64,710 familje, me të ardhura për person 0.7 USD/ditë.

-RRITJE të kostos buxhetore për INCENERATORËT, nga 2 miliardë lekë në 2.3 miliardë lekë”-shkruan Meta.