Vendosni fjalën kyçe....

Pamje të rënda – Si u qëllua i riu pas sherrit në kasën e marketit në Tiranë


Janë zbuluar pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën në orët e para të mëngjeësit, ku mbeti i vrarë 29-vjeçari Jurgen Duka.

Siç duket në videon e siguruar nga Neës24, i riu dhe autori ndodhen brenda një marketi në rrugën ‘Irfan Tomini’ në kryeqytet, të shoqëruar nga persona të tjerë.

Pas një debati me fjalë e shtyrje për disa sekonda, Duka e autori, i veshur me një xhup të zi shtyhen me duar e më pas Duka e qëllon autorin me grusht.

Pas kësaj ky i fundit nxjerr një armë zjarri nga çanta e dorës dhe e qëllon Dukën që bie përtokë. Ai ka ndërruar jetë në spital edhe pse është dërguar me shpejtësi. Autori i dyshuar nuk është identifikuar ende nga policia.

*Video Credit: BW