Partia Demokratike ka depozituar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për pasqyrimin e ndryshimeve të statutit të partisë dhe organeve të reja, të dala nga zgjedhjet në Kuvendin Kombëtar të 17 korrikut 2021.
Lëvizja e PD-së vjen pak ditë pas Kuvendi i thirrur nga ish-kryeministri Berisha miratoi statutin e ri të partisë, logon e simbolet e reja duke pretenduar zhvlerësimin e atyre t deritanishme.
Gjyqtarja e çështjes është Blerina Muça e pritet shqyrtimi i kërkesës, shkruan BW.