Një vrasje ka tronditur Tiranë në orët e para të mëngjesit ku pas të shtënave më armë mbeti i vrarë 29-vjeçari Jurgen Duka.
Ky i fundit nuk është emër i panjohur për policinë, pasi rezulton me precedentë penal. Në vitin 2013, viktima është proceduar poenalisht për ‘mashtrim’ e një vit më vonë për ‘mosbindje ndaj urdhrit të policisë’.
Në vitin 2016, Duka është dënuar me 8 muaj burg për ‘falsifikim monedhash’ ndërsa në vitin 2018 me 4 muaj burg për ‘përndjekje’ e ‘pengmarrje’, shkruan Shqiptarja.
Në vitin 2020, ai është arrestuar bashkë me një person tjetër, Elison Hysenbellin, në operacionin e antidrogës të koduar ‘Riviera’ mes Italisë e Shqipërisë. I riu do ekstradohej drejt Italisë për t’u gjykuar për trafik droge.
Mbetet mister se ci Duka ndodhej i lirë edhe pse ishte arrestuar më herët pasi kërkohej nga drejtësia italiane e pritej ekstradimi i tij drejt vendit fqinj.
Si ndodhi ngjarja
Në orët e para të mëngjesit, Duka e shoku i tij me iniciale O.D. janë futur brenda një marketi në rrugën ‘Irfan Tomini’ në Tiranë.
Pas një përplasjeje me fjalë, autori ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe pasi e ka qëlluar Dukën është larguar me shpejtësi.
Fillimisht 29-vjeçari është dërguar në spitaline Traumës ku ka ndërruar jetë më pas. Policia ka marrë në pyetje shokun e viktimës për të bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar e kapjen e tij.
*Video Credit: BW
Njoftimi i policisë
“Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar. Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës. Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.”