Rregullatorët e privatësisë së Skocisë po hetojnë një regjistrim qeveritar që u bën fëmijëve deri në 14 vjeç një sërë pyetjesh intime në lidhje me jetën e tyre seksuale, duke përfshirë nëse ata kanë pasur ndonjëherë seks anal.
Hartuar nga qeveria, ‘Regjistrimi i diskutueshëm i Shëndetit dhe Mirëqenies’ tashmë u është shpërndarë nxënësve të shkollave të mesme në 11 nga 32 autoritetet lokale të Skocisë, raportoi të shtunën e shkuar ‘The Herald’. Një total prej 14 autoritetesh kanë refuzuar ta shpërndajnë atë, ndërsa të tjerë duan ndryshime në një seksion të diskutueshëm mbi shëndetin seksual.
Ky seksion pyet fëmijët nëse kanë pasur ‘eksperienca seksuale’, duke përfshirë ‘seksin oral’ ose ‘seksin vaginal ose anal’. Pyetjet e tjera pyesin se sa partnerë seksual kanë pasur fëmijët gjatë vitit të kaluar dhe një listë e plotë e pyetjeve nuk është vënë në dispozicion të prindërve.
Prindërit kanë shprehur shqetësime në lidhje me këto pyetje dhe sondazhi po hetohet gjithashtu nga Zyra e Komisionerit të Informacionit të Skocisë, që është përgjegjës për ruajtjen e privatësisë së të dhënave.