Vendosni fjalën kyçe....

Basha përgatit Kuvendin e 18 dhjetorit, Këshilli Kombëtar i PD-së mblidhet më 19 dhjetor sërish


Kreu i PD-së Basha po merret me përgatitjen e Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit që do zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Një nga vendimet e Kuvendit pritet të jetë përjashtimi i Sali Berishës nga PD-ja si dhe do përcaktohet aksioni politik për katër vitet e ardhshme.

Një ditë pas 18 dhjetorit do mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së, që do votojë për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të kryesisë pas shkarkimit të bërë në mbledhjen e fundit.

Ndërkohë më 18 dhjetor, ish-kryeministri Berisha dhe lëvizja e tij kanë njoftuar për një referendum nga ana e anëtarësisë për shkarkimin e kreut të PD-së Basha, pas votimit në Kuvendin e 11 dhjetorit.