Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama është koka e aferës së incineratorëve, i rreshtoi deputetët për të mbrojtur atë të Elbasanit


Kreu i PD-së Basha ka akuzuar kryeministrin Rama si kokën e aferës së incineratorëv.

Në një konferencë shtypi nga selia blu, ku shoqërohej nga nënkryetarët Alibeaj e Tabaku, ai tha se kreu i qeverisë në vend që të shkarkonte ministrat e përfshirë në aferë e të nxiste drejtësinë të bënte detyrën, mori grupin parlamentar të Elbasanit në përurimin e incineratorit të Elbasanit, duke e mbrojtur aferën korruptive pak ditë pas denoncimeve të PD-së.

Basha theksoi se e ka kritikuar SPAK-un në vonimin e hetimit të aferës por shtoi se është i vetëdijshëm për presionin e jashtëzakonshëm në të cilin ndodhen.

“Edi Rama në vend që të merrte masat, t’i kërkonte drejtësisë ta hetonte deri në fund aferën e incineratorvë, ai mori grupin parlamentar dhe i çoi te incineratori i Elbasanit disa ditë pas denoncimeve tona. Është histori unike në botë që të marrësh deputetët e t’i çosh para një incineratori. Arrestimi i djeshëm i Lefter Kokës është më mirë vonë se kurrë po s’mund të jetë kurrë maja e hetimit. Është një skenë mirëfilli mafioze, ku vidhen taksat e qytetarëve shqiptarë. kam qenë kritik për voneën e madhe të SPAK-ut për aferën në fjalë. Por këta prokurorë janë në presion të jashtëzakonshëm, grupi parlamentar i PS-së në mbojtjes të skemës së krimit. PD-në e kanë në krah teksa luftojnë armikun kryesor të shqipotarëve, korrupsionin.” – tha Basha.