Policia e Fierit ka goditur një tjetër rast në fushën e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestua një 25-vjeçar.
I riu Romeo Xeba u vu në pranga pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.
NJOFTIMI I POLICISË
Goditet një tjetër rast i ushtrimit të aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit që organizonte lojëra të palejuara.
Sekuestrohen fisha pokeri dhe 1 kompjuter.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të paligjshëm të lojrave të fatit, në kuadër të operacionit “Fati i lojërave” u godit një tjetër rast i ushtrimit të kësaj veprimtarie të paligjshme.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. X., 25 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e tij në lagjen “Kastriot”, Fier, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale fisha pokeri dhe 1 kompjuter që shërbente për organizimin e lojërave të palejuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.