Vendosni fjalën kyçe....

“Ka tre ditë që ka ikur nga shtëpia dhe s’është kthyer”- Burri në Tiranë kërkon ndihmën e Policisë për të gjetur gruan


Një burrë i është drejtuar Komisariatit të Policisë në Tiranë, pasi gruaja e tij ishte larguar nga banesa prej disa ditësh dhe nuk ishte kthyer ende.

Siç bën me dije Policia, gruaja 30-vjeçare është larguar nga banesa më datën 11 dhjetor, ndërsa bashkëshorti i saj e ka bërë denoncimin e tij tre ditë më vonë.

“Me datë 14.12.2021, shtetasi E. T., ka kallëzuar se me datë 11.12.2021 është larguar dhe nuk është kthyer në banesë, bashkëshortja e tij, shtetasja L. H., 30 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.”– thuhet në njoftimin e Policisë.