Vendosni fjalën kyçe....

Kthimi në Kuvend i ligjit për “Bashkëqeverisjen”, Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës


Komisioni i Çështjeve Ligjore Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, ka rrëzuar në mbledhjen e sotme dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthimin e ligjit në Kuvend të ligjit “Për bashkëqeverisjen”.

Dekreti i Metës mori 3 vota pro dhe 11 kundër në Komision dhe tanimë do t’i shkojë Kuvendit për t’u votuar.

Lidhur me këtë projektligj pati shumë debate në Komision, mes deputetëve të maxhorancës, atyre të opozitës dhe këshilltarit ligjor të Presidentit Meta, Bledar Dervishaj.

Sipas Dervishajt, problemi i këtij projektligji qëndron tek mbivendosja e kompetencave dhe centralizimi i pushtetit.