Komisioni i Rithemelimit i ngritur pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetorit të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar njoftimin mbi mbajtjen e referendumit për shkarkimin e Lulzim Bashës me logon e re.
Në posterin e publikuar pak më herët nga Berisha, njoftohet se “referendumi” do të zhvillohet më 18 dhjetor, ditën kur do të mbahet Kuvendi i PD-së nga Lulzim Basha.
Orari i votimit do të jetë nga 08:00 deri në orën 17:00.
“Të dashur miq, vendndodhjet e qendrave të votimit, ku do zhvillohet referendumi do bëhen të ditura sipas degëve gjatë ditëve ne vijim!”- shkruan Berisha krahas posterit.
Kujtojmë se në Kuvendin e Berishës u votua me 4446 vota pro shkarkimit të Bashës nga posti i kreut të PD-së.
Votimi për shkarkimin e Bashës do të ratifikohet me atë që Berisha e quan referendum në datën 18-dhjetor.