Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratës së Sali Berishës mbi debatin për heqjen e vëmendjes nga çështja e inceneratorëve duke nxitur përplasje në selinë blu.
PD-ja në reagimin e saj i ka quajtur mungesë argumentesh dhe etike të komunikimit të Berishës fyerjet ndaj zëdhënëses së PD-së.
Më tej PD-ja kërkon që shoqëria shqiptarë duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër dhe gjuha e urrejtjes, një tezë kjo që po qarkullon për herë të parë nën drejtimin 8 vjeçar të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha.
Madje Basha mendon se linja e tij është e ardhmja duke e cilësuar Berishën si të shkuarën.
“Fyerjet dhe shpifjet ndaj zëdhënëses së PD janë dëshmi e qartë e mungesës se argumentave dhe etikës së komunikimit të Sali Berishës. Mënyrë komunikimi që e shfaqin shpesh dhe një pjesë e pakicës që e mbështesin. Shoqëria shqiptare duhet të ndahet përfundimisht nga politika e vjetër, nga gjuha e urrejtjes dhe e linçimit. Demokratët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, ata zgjedhin të ardhmen!”-thuhet në reagimin e PD-së.