Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët ndërtesa e Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong, rreth 100 persona të bllokuar


Më shumë se 100 njerëz kanë mbetur të bllokuar në çatinë e Qendrës Botërore të Tregtisë në Hong Kong, pas një zjarri që shpërtheu këtë të mërkurë.

Policia e Hong Kongut konfirmoi për BBC-në se të paktën tetë persona janë lënduar dhe janë dërguar në spital.

Ata thanë se zjarri shpërtheu në dhomën e makinerisë, e cila përfundimisht çoi në djegien e skelave. Objekti është aktualisht në rinovim.

Nuk është raportuar për viktima dhe operacionet e shpëtimit janë ende në proces.

Tetë të plagosurit janë të moshës nga 31 deri në 72 vjeç, ndërkohë sipas autoriteteve gjithsej 150 persona janë evakuuar deri më tani.

Të gjitha dyqanet ishin liruar gjatë punimeve të rinovimit, duke lënë në funksion vetëm disa nivele të ndërtesës, që shërbenin kryesisht si restorante dhe zyra.

Zjarri është klasifikuar si incident i nivelit të tretë, ku pesë është niveli më i rëndë.