Vendosni fjalën kyçe....

Përplasja verbale në selinë blu, Vokshi: E turpshme që keqpërdoren gratë për karrige nga shoqata Basha-Bardhi


Deputetja Albana Vokshi ka reaguar për përplasjen ditën e sotme në selinë blu ku u shkëmbyen fjalë fyese gjatë tentativës së saj së bashku me Evi Kokalarin dhe gra të tjera për të zhvilluar mbledhje.

“Komisioni i Rithemelimit të PD-së dënon aktet e dhunës ndaj zonjave”-shkruan Vokshi.

Ajo e quan të turpshme keqpërdorimin e grave nga shoqata Basha-Bardhi për ruajtjen e karriges.

Komisioni i Rithemelimit të Pd dënon me forcë aktet e dhunës verbale e fizike ndaj zonjave anëtare të Komisionit për Rithemelimin e PD dhe zonjave Kryetare të degëve dhe anëtare të LDGSH.

PD është shtëpia e lirisë së çdo demokrati.

Është e turpshme të keqpërdoren gratë nga Shoqata Basha – Bardhi, si mburojë njerëzore për ruajtjen e karriges.

Nuk ka llogore e mburojë njerëzore që ta shpëtojë deputetin Basha nga vullneti i 4446 delegatëve të Kuvendit Kombëtar, kuvendit më spektakolar në historinë e pluralizmit politik në këto 30 vjet.

Vullneti i 4446 anëtareve të Kuvendit Kombëtar që do të konfirmohet me referendumin e 18 dhjetorit, nuk do të mund të transformohet nga orkestra e cakorduar e Shoqatës Basha – Bardhi.

Skenarët me vullnetarët e Lulzim Bashës do të denoncohen para ligjit dhe të gjithë shqiptarëve dhe ideatorët dhe ekzekutuesit do të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe morale.

Komisioni i Rithemelimit të PD do të vijojë punën e tij në ambjentet e selisë së PD, si shtëpia e të gjithë demokratëve”-shkruan Vokshi në reagimin e saj.