Kryeministri Rama ka mbrojtur incineratorin e Elbasanit ndërsa ka theksuar se përgjegjësia e zyrtarëve lidhur meë hetimet e SPAK për çështjen në fjalë është personale.
Teksa i përgjigjet komentit të një ndjekësi lidhur me akuzat e kreut të PD-së, Basha, kreu i qeverisë thekson se investimi i bërë në Elbasan është aty dhe se bashkë me incineratorët e Fierit e Tiranës do ndihmojnë në pastrimin e vendit nga mvbeturinat.
“Impiantet moderne te përpunimit të mbetjeve, që i kane hapur rrugën e shpëtimit afatgjate nga ndotja e rende e plehrave zonës se Elbasanit, Tiranes e Fierit gjithashtu, edhe Reforma ne Drejtesi po se po, jane vepra te shumices sone qeverise per te cilat une jam e do te jem gjithnje krenar, keshtu qe euforia baltosese e atyre qe bejne politike me akuza e me moton shpif e shpif se dicka do mbetet, per arsye te ndalimit dje nga SPAKU te ish-ministrit te mjedisit, nuk me ben asnje përshtypje, sepse nga njera ane investimi ne Elbasan eshte aty, ne syte e te gjitheve e ne baze te kontrates tanime ai eshte prone publike e bashkise se Elbasanit qe do te sherbeje per te vazhduar mbrojtjen e zones nga ndotja, ndersa nga ana tjeter ceshtja e ish-ministrit me SPAK-un dhe drejtesine, nuk eshte as ceshtje politike, as ceshtje partiake, as ceshtje kolektive, po ceshtje individuale.” – shkruan Rama.
Kreu i qeverisë shton më tej se e mbështet pa kushte reformën në drejtësi dhe se cilido qeveritar a ish-qeveritar duhet të përballet personalisht më të.
“Ne nuk e kemi udhehequr dhe nuk e mbeshtesim pa kushte Reformen ne Drejtesi, si pale politike po si force udheheqese politike e morale e shqiptareve pa dallim, keshtu qe per mua e per Partine Socialiste mbetet e pandryshuar vija e kuqe e dites se pare ne detyre: Cilidoqofte, pa dallim partie duhet te perballet vete me drejtesine! Dhe cilindoqofte nder ne, qe merret si i pandehur nga organet e pavarura te drejtesise, duhet te ballafaqohet me drejtesine bashke me avokatin e vet, sepse Partia Socialiste nuk eshte zyre avokatie e askujt prej nesh dhe deri ne vendimin perfundimtar gjyqesor, askush nder ne qe ka pune me drejtësinë nuk mund te jete pjese e familjes sone politike. Kaq. Kjo eshte Partia Socialiste. Ky jam une miku im. Te pershendes.” – mbyll komentin Rama.