Vendosni fjalën kyçe....

SHBA do t’u ofrojë 5 mijë dollarë “shpërblim” hakerëve, nëse i identifikojnë dobësitë kibernetike


Departamenti i Sigurisë Kombëtare po lançon një program “bug bugty”, duke ofruar potencialisht mijëra dollarë për hakerët që ndihmojnë departamentin të identifikojë dobësitë e sigurisë kibernetike brenda sistemeve të tij.

Sikurse raporton CNN, departamenti do t’i paguajë hakerët nga 500 deri në 5 mijë dollarë në varësi të pikës së ndjeshme që zbulohet dhe ndikimit të riparimit.

Lajmi u konfirmua të martën nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare, Alejandro Mayorkas.

“Është një shumë parash e përshkallëzuar, por ne e konsiderojmë atë mjaft të rëndësishme.”- tha ai, duke folur në Samitin e Teknologjisë të Bloomberg. “Ne me të vërtetë po investojmë shumë para, si dhe vëmendje e fokus në këtë program.”

Departamenti tha se hakerët do të fitojnë shpërblime më të larta për identifikimin e gabimeve më të rënda.

Disa kompani private ofrojnë dhurata shumë më të larta për zbulimin e dobësive. Për shembull, pagesat nga Apple variojnë nga 25 mijë deri në 1 milion dollarë dhe Microsoft ofron deri në 200 mijë dollarë.

Njoftimi vjen një ditë pasi zyrtarë të lartë kibernetikë të administratës së Bidenit paralajmëruan se hakerët po shfrytëzojnë një dobësi softueri të zbuluar rishtazi.