Shpërthen një cisternë në Haiti, mbi 60 të vdekur


Më shumë se 60 njerëz janë vrarë pasi një cisternë karburanti shpërtheu në veri të Haitit.

BBC raporton se automjeti u përfshi në një aksident në qytetin Cap-Haïtien dhe viktimat po përpiqeshin të mblidhnin karburantin që po rridhte.

Spitalet lokale janë mbingarkuar nga të plagosurit.

Kryeministri Ariel Henry tha se i gjithë kombi i Karaibeve ishte në pikëllim pas aksidentit, pasi ai shpalli tre ditë zie.

“Me shkatërrim dhe emocion mësova lajmin e trishtuar të shpërthimit mbrëmë në Cap-Haïtien.”- shkroi ai në Twitter të martën.

Fotot e postuara në rrjetet sociale tregojnë një flakë të madhe në vendin e aksidentit, në qytetin e dytë më të madh të Haitit. Një dëshmitar e përshkroi vendin e shpërthimit si “ferr“.

Dhjetra njerëz u plagosën nga shpërthimi dhe mjekët vendas thanë se kishin frikë se numri i të vdekurve do të rritej.

“Ne nuk kemi aftësinë për të trajtuar numrin e njerëzve të djegur rëndë.”– tha një infermiere në Spitalin Universitar Justinien për agjencinë e lajmeve AFP. “Kam frikë se nuk do të jemi në gjendje t’i shpëtojmë të gjithë.” Një tjetër shtoi: “Ne jemi të mbingarkuar”.